Vuçiq: Të enjten mundë të hiqet gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore
"Javën tjetër në Serbi do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme dhe se dita e enjte do të jetë pa orë policore", ky paralajmërim u bë sonte nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në emisionin TV Pink.
“Kemi vlerësuar situatën dhe kemi bashkërenduar aktivitetet duke dëgjuar institucionet kompetente. Ashtu që të enjten duhet të mos kemi orë policore. Ne gjatë tërë kohës kemi biseduar dhe se unë nuk jam kompetent për punët e epidemiologjisë. Mendoj se gjithë situatën e kemi kaluar me notën 9”, theksoi Vuçiiq.
Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka ndonjë vendim se kur do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme gjithashtu një vendim të tillë akoma nuk ka as Shqipëria e Kosova, të cilat po shqyrtojnë masat e lehtësimeve, deri në rikthimin në normalitet.