Vuçiq për marrëveshjen finale me Kosovën: Më shumë presë nga administrata e Trumpit sesa nga Albright dhe Engel
Lokale

Vuçiq për marrëveshjen finale me Kosovën: Më shumë presë nga administrata e Trumpit sesa nga Albright dhe Engel

12.May.2020 13:33
0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se nuk është rastësi që Serbia kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shumë më shumë pret nga presidenti amerikan Donald Trump, sesa nga përfaqësuesit e administratave të mëparshme amerikane, shkruajnë mediat serbe.

Duke komentuar vlerësimet e senatorit Eliot Engel dhe Sekretares amerikane në kohën e presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, se Vuçiq po e udhëheq politikën rreth Kosovës me “grusht të hekurt” dhe se ka arritur të kthej SHBA-të kundër Prishtinës, Vuçiq tha se bëhet fjalë për njerëz shumë të rëndësishëm që e kanë sulmuar atë dhe Serbinë, duke theksuar se do të vazhdojë të luftojë për vendin e tij, transmeton Telegrafi. 

“Kjo tregon se këta njerëz do të dëshironin ta shohin Serbinë duke pranuar pavarësinë e Kosovës, e të mos i kemi kërkesat tona legjitime. Nuk është aspak e rastësishme, që e kemi më të lehtë edhe pse nuk dua ta them që e kemi të lehtë, por presim më shumë nga administrata e presidentit Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, sesa nga zonja Albright dhe zotëri Engel”, ka shtuar presidenti serb.

Vuçiq ndër tjera tha se do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, sepse tij është kjo edhe është puna e tij.

“Kurrfarë grushti nuk e kam përdorur, thjesht jam përpjekur të kem lëvizje të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, shtoi Vuçiq. 

Fushata e MIDAS në Parlamentin Evropian në mbështetje të mediave të pakicave
Serbia hap kufijtë me disa vende të rajonit më 1 qershor, testi i obligueshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration