Vuçiq në Tiranë përmend edhe Luginën e Preshevës (video)
Lokale

Vuçiq në Tiranë përmend edhe Luginën e Preshevës (video)

21.Dec.2021 17:35
0

Në takimin e mbajtur në Tiranë më 21 dhjetor Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për heqjen e lejes së punës, atë për lehtësimin e import-eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe për veterinarinë, përcjellë Titulli.com.

Në një konferencë për media, pas takimit të nismës për bashkëpunim rajonal "Ballkani i Hapur", kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq përmend edhe tërthorazi Luginën e Preshevës.

Ai duke folur për këtë tha se zgjedhjet në Serbi do të mbahen Brenda 3 muajëve dhe do të jetë e lehtë të përgjigjet për të fituar poena nacionalist, transmeton Titulli.com.

Vuçith theksoi se ka pikëpamje të ndryshme me Shqipërinë dhe Maqedoninë rreth Kosovës por rreth nismës mundë të flasim edhe për vendet që janë skeptike e po humbasin kohë.

“Ne mundë të përmendim pikët e kalimit kufitarë në Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë apo drejtë Luginës së Preshevës dhe se duhet te flasim për thelbin. Nëse nuk do të kishte kufi të tillë apo radhë që njerëzit të lëvizin lirishtë dhe këto krijojnë probleme të pafundme”, tha mes tjerash Vuçiq në Tiranë.

Fjalimin e plotë nga Vuçiq rreth kësaj çështje mundë ta dëgjoni në videon e mëposhte nga minuta 51:42 deri 54:45./Titulli.com/

 

Liderët e "Ballkanit të Hapur" nënshkruajnë marrëveshje të reja në Tiranë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration