Vuçiq mundë t’i përfshijë shqiptarët në koalicionin udhëheqës të Medvegjës?
Në komunë e Medvegjës, sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale nga gjithsejtë 6602 vota, partitë shqiptare kanë siguruar 665 vota apo rreth 10 për qind nga trupi votues.
Lista “Të gjithë për Medvegjën” ka fituar 392 vota apo (2 këshilltarë) dhe lista “Partia për Veprim Demokratik” ka fituar 273 vota ( apo 1 këshilltarë).
Numrin më të madh të votave e ka fituar SNS e Aleksandar Vuçiqit, rreth 61.89%. Ndërsa tri parti të tjera serbe më të vogla kanë siguruar rreth 18%, opozita e bashkuar serbe i ka bojkotuar këto zgjedhje.
Sevdail Hyseni, kryetar i Shoqatës “Perspektiva” në Bujanoc ka thënë për rtklive se përveç shlyerjes nga lista votuese fajtorë për dështim të shqiptarëve ishin divergjencat e mëdha si dhe deklaratat e kandidatëve shqiptarë gjatë fushatës parazgjedhore, transmeton Titulli.com.
Hyseni, thotë se listat shqiptare u dënuan nga elektorati shqiptarë për shkak të divergjencave të hapura që i patën gjatë fushatës parazgjedhore, ndërkohë që ai fton për unitet shqiptarët në këtë komunë dhe për përfaqësim dinjitoz të atyre që u kanë besuar.
Ai pret që presidenti Vuçiq t`i përfshij shqiptarët në koalicionin udhëheqës të Medvegjës ashtu siç janë të përfshirë dy këshilltarët serb në kuvendin e Preshevës dhe disa të tjerë në Bujanoc./Titulli.com/