Vuçiq: Kemi punuar nga viti 2012, do ta bind Bujanocin dhe Preshevën?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të bëhet asnjë zgjidhje për Kosovën pa pëlqimin e qytetarëve.
Ai në televizionin happy paralajmëroi se nga dita e enjte do të fillojë kampanjën “E ardhmja e Serbisë” në gjithë territorin e vendit, transmeton Titulli.com.
“Do të japin raportin popullit se çka kemi punuar nga viti 2012. Do të flas me kryeministren Ana Brnabiq”, është shprehur mes tjerash Vuçiq.
Aleksandar Vuçiq theksoi se dëshira e tij është që të bind Tërgovishtën, Bujanocin dhe Preshevën por se nuk do mundë të ketë sukses në çdo vend./Titulli.com/