Vuçiq i entuziazmuar: Evropianët do të bëjnë hekurudhën Beograd-Shkup përmes Preshevës (video)
Lokale

Vuçiq i entuziazmuar: Evropianët do të bëjnë hekurudhën Beograd-Shkup përmes Preshevës (video)

26.Apr.2021 23:10
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sonte se për sa i përket vazhdimit të dialogut me Kosovën, të cilin Bashkimi Evropian e ka planifikuar për 11 maj, është e rëndësishme të shihet se cilat do të jenë kërkesat e palës shqiptare dhe se qëllimi i vetëm i Beogradit është të përmbushë atë që u dakordua dhe u nënshkrua.

Duke iu drejtuar gazetarëve nga Serbia të cilët po e përcjellin vizitën e tij në Bruksel, Vuçiqi tha se është domosdoshme të arrihet një zgjidhje [me Kosovën] që do të çonte në paqe afatgjatë në Ballkan, por se, sipas tij, askush nuk pret që ai proces i negociatave të jetë i lehtë, as për Serbinë dhe as për Kosovën, raporton e përditshmja e pavarur serbe, “Danas”, transmeton Zeri.info.

Ai deklaroi se sundimi i ligjit në Serbi dhe harmonizimi me politikën e jashtme u diskutuan në takimin me përfaqësuesit e BE-së, por ai këtë temë e përmendi vetëm shkurtimisht, duke shpjeguar se si ai beson se Komisioni Evropian do të vërejë progresin në atë fushë në konferencën ndërqeveritare në qershor. 

“Ne do të bëjmë çmos për të rritur përqindjen e harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së në 60 për qind”, premtoi Vuçiqi.

Vuçiqi foli edhe për marrëveshjen me BE-në për financimin e rikonstruktimit të hekurudhës nga Beogradi deri në kufi me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, për çka tha se Serbisë do t’i kushtojë 1,2 miliardë euro, ndërsa BE-ja do të kontribuojë me 35-50 për qind të shpenzimeve, që sipas tij, janë “së paku 600 milionë euro”. 

Trenat, tha ai, do të kenë shpejtësi prej 200 kilometra në orë, duke shkurtuar rrugën nga katër deri në shtatë herë.

Nga ana e tij Vuçiq, e quajti vizitën e së hënës në Bruksel më të mirën që e kishte.

Arsye për këtë tha se është financimi qe evropianët do ia bëjnë hekurudhës Beograd-Shkup që kalon nëpër Preshevë si dhe nisjes së shtrimit të rrugës nga Nishi i Serbisë për në Prishtinë të Kosovës  që e quajnë “Autostrada e Paqes”

Vuçiç, megjithatë, vuri në dukje se rruga nga Nishi në Preshevë, kufiri me Maqedoninë Veriore, do të jetë pak më i vështirë për t'u ndërtuar, për shkak të konfigurimit të terrenit, dhe se negociatat do të fillojnë kur të përfundojnë projektet, por, siç u shpreh ai, “Serbia do të insistojë që gjithçka të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026”. 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration