Vuçiq: Diskutime me partitë pastaj caktohet data e zgjedhjeve
Lokale

Vuçiq: Diskutime me partitë pastaj caktohet data e zgjedhjeve

21.Apr.2020 16:47
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  tha gjatë ditës se virusi i koronës po dobësohet dhe është përgjigjja për të gjithë ata që pyesin pse disa masa janë duke u shfuqizuar, transmeton Titulli.com.

"Ne nuk kemi më raste të rënda sëmundjesh dhe është një sukses i madh," tha Vuçiq, kur vizitoi punimet që po bëhen në hekurudhën  për linjën e shpejt Beograd-Novi Sad.

Vuçiq foli edhe për zgjedhjet i cili u shpreh se së pari do të diskutojë datën dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve me partitë politike me të cilat ka pasur diskutime të mëparshme para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. 

"Unë do t'i njoftoj  kur të plotësohen kushtet, kur mendojmë se ato do të përmbushen. Le të biem dakord për gjithçka, le të biem dakord që Komisioni Republikan, ndoshta një, dy ose pesë ditë pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme dhe vetëm atëherë do të fillojnë veprimet elektorale " u shpreh Vuçiq.

Presidenti Vuçiq shtoi se nuk dëshiron të flas për kundërshtarët politik në këto momente por zgjedhjet janë aty, rregullat e zgjedhjeve janë të qarta dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesëmarrës  të marrin pjesë në zgjedhje./Titulli.com/

 

A rrezikoni nga zemra nëse nuk hani mëngjes?! Studimi amerikan zbulon të vërtetën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration