Lokale
Vranjë: Vetëtima vret plakun dhe bagëtinë
Moti i ligë i cili mbretëroi dje në Luginë i ka marrë jetën Çedomir Stoshiqin (75) nga fshati Lukovo i Vranjës
Siç ka njoftuar policia e Vranjës, Stoshiq të premten po qëndronte në fshatin e lindjes në Lukovo jo shumë larg Vranjës, ku gjatë pasdites i ka lëshuar lopët në kullosë.
Pasi ka filluar moti i ligë i shoqëruar me shi, bubullimë dhe vetëtimë, ai së bashku me dy lopët është strehuar nën një pemë të madhe.
Në atë moment vetëtima ka goditur pemën duke lënë të vdekur Stoshiqin dhe bagëtinë e tij. Hetimin e këtij rasti e ka kryer policia e Vranjës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!