Votimi në Tërnoc, ka probleme mes anëtarëve të këshillit zgjedhor
Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, sot (e enjte) mbahet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë dhe të drejtë vote kanë 1089 votues.
Votimi në shkollën fillore "Muharem Kadriu", Tërnoc i Madh në komunën e Bujanocit nuk ka filluar në kohë dhe ende nuk ka mundësi të votohet.
Disa anëtar të trupës votuese i kanë thënë RTS se për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të këshillit zgjedhor dhe shpërndarjes së saktë të detyrave, votimi nuk ka filluar.
Ata kanë njoftuar komisionin komunal zgjedhor dhe organet kompetente dhe janë në pritje të udhëzimeve të mëtejshme.
Ky votim po bëhet për shkak të ankesave për parregullsi në 3 votimet e kaluara, gjë që ka vonuar përfundimin e procesit zgjedhor dhe ka zgjatur edhe më shumë formimin e e Parlamentit të ri të Serbisë.