Votat e aranzhuara...
Lokale

Votat e aranzhuara...

28.Oct.2014 09:41
0
Me zgjedhjet e reja të Këshillit Nacional, në Luginë të Preshevës, u dëshmua fanatizmi i partive politike, për ta mbrojtur me xhelozi votën partiake, interesin personal, klanor e farefisnor.

Fushata elektorale, azhurimi i listave zgjedhore, caktimi i anëtarëve të këshillave votuese, zvogëlimi i korpusit të votave, janë fotografia e gjallë e pushteteve totalitare, të cilat të joshura për më shumë famë e kompetenca, nuk hezitojnë të prekin në identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve dhe vullnetin e tyre politik.

Duhet pak statistikë për të nxjerrë në sipërfaqe surratin “hibrid” të pushteteve lokale, të cilat manipuluan me listat zgjedhore, duke nxjerr nga sistemi votues, qindra e mijëra qytetarë shqiptarë, duke favorizuar anëtarët dhe simpatizuesit e vet e bashkë me ta edhe disa qytetarë hallexhinj, të cilët janë të varur nga ndihma mëshirore e atyre, që mbajnë pushtet.

Votat e aranzhuara përgjysmuan numrin e votuesve, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme për pushtet lokal, qendror e nacional.

Gjatë zgjedhjeve për pushtet lokal të vitit 2012, në Preshevë, votuan gjithsej 15.724, ndërsa dy vjet më vonë, në zgjedhjet për Këshillin Nacional, votuan 7.119 votues nga 17.975, sa ishin në listat e votimit. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Komunën e Bujanocit. Në listat zgjedhore ka pasur 15.840 votues, kurse kanë votuar gjithsej 5.691 votues. Të dy komunat bashkë, pa llogarit Medvegjën me një mijë vota, në zgjedhjet për Këshillin Nacional, kanë dhënë 12.810 votues nga 33.815 sish sa gjenden në listat zgjedhore.

Në qoftë se partitë politike, të cilat e bojkotuan ish Këshillin Nacional, për jolegjitimitet, për shkak përkatësisë partiake dhe votave të vjedhura, si do ta arsyetojnë përbërjen e re të këtij institucioni, po ashtu partiak me dy-tri parti më shumë dhe me mijëra vota më pak nga ato, që kishte Këshilli më parë.

Cungimi i votës elektorale, të lë përshtypjen se ky proces zgjedhor është orkestruar dhe dirigjuar mirë nga Beogradi, për t’i nxjerr shqiptarët po aq sa trumbeton Enti Republikan Statistikor të Serbisë.

Shoqëria Civile “Perspektiva” dhe grupimi i qytetarëve, ndonëse në këto zgjedhje dolën me një humbje të thellë, karshi koalicioneve partiake, të cilat arritën të fitojnë të gjitha 15 ulëset në Kuvendin e Këshillit Nacional, nuk duhet të shqetësohen se votat e hedhura në kutitë e votimit kanë qenë të aranzhuara e të kurdisura sipas diktatit, e jo sipas arsyes së vullnetit të lirë qytetar.

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

 

PD: Do të punojnë për interesa të shqiptarëve (video)
Arsiq: Musliu ndryshe flet në Tiranë, ndryshe në Prishtinë, ndryshe në Beograd?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration