Veteranët e UÇPMB-së ankohen se Prokuroria Kosovës po e neglizhon rastin e publikimit të listave
Lokale

Veteranët e UÇPMB-së ankohen se Prokuroria Kosovës po e neglizhon rastin e publikimit të listave

26.Oct.2018 05:35
0

rokuroria Speciale e Kosovës në shtator të këtij viti kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës listën e plotë me 20 mijë emra të veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët i ka cilësuar si përfitues.

Në mesin e tyre Prokuroria Speciale ka dërguar në këtë gjykatë edhe emrat e 270 anëtarëve veteranë të UÇPMB-së, të cilët sipas prokurorisë pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm.

Mirëpo kanë kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i këtyre listave dhe akoma prokuroria nuk i ka thirrur asnjë prej këtyre të dyshuarve.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së.

Hajredini ka thënë se prokuroria në këto lista ka futur edhe persona të cilët janë veteranë të vërtetë dhe në këtë mënyrë sipas tij, kjo çështje është komplikuar shumë.

“Prokuroria nuk na ka thirrur fare për listat. Prokuroria e ka pështjellë dhe më shumë hetimin, dhe atë jo vetëm ndaj veteranëve të rrejshëm por edhe atyre të vërtetë. Pra një thirrje e tillë nga prokuroria nuk na ka ardhur asnjëherë”, ka deklaruar Hajredini për lajmi.net.

Kujtojmë se, sipas prokurorisë rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Ndarja do të jetë nga lumi Ibër kjo kërkon kompenzime me Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration