Vetëm 6 maturantë shqiptarë përfundojnë shkollën e mesme në Medvegjë, vitin 2020 vetëm 5
Armend Sahiti, Rigon Mustafa, Leonit Dema, Ilire Murati, Rejonita Dalipi, Liridon Rama, janë gjashtë maturantët e vetëm shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme në Medvegjë.
Këta nxënës shqiptarë, ditë më parë kanë festuar mbrëmjen e maturës më bashkëmoshatarët e tyre serbë.
Në Medvegjë nuk ekziston shkolla e mesme shqipe, por në kuadër të shkollës ekonimke “Nikolla Teslla”, ekziston një paralele e ndarë në gjuhën shqipe.
Aktualisht, vitin e tretë të shkollës së mesme, janë duke e ndjekur vetëm pesë nxënës shqiptarë, dhe kaq pritet që vitin e ardhshëm ta përfundojnë aty.