Veseli: Kosova nuk ka pretendime për territor por as nuk do të japë territor
Lokale

Veseli: Kosova nuk ka pretendime për territor por as nuk do të japë territor

04.Jan.2019 15:02
0

Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i pari i legjislativit Kadri Veseli. Thotë se vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë e që Presidenti ka rolin e tij kushtetues. 

Kritika ka adresuar për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.

I pari i Kuvendit në një intervistë për fundvit për KosovaPress, ka ripërsëritur thirrjen për unitet, ndërsa ka ftuar Serbinë që të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Duhet me iu bashku Kosova Kosovës. Do të thotë t'i lëmë pjesën e korrigjimit e këto... Ne nuk pretendojmë të marrim ndonjë pjesë të territorit, e s'do t'i japim asnjë pjesë të territorit. Por, se do të interesohemi për shqiptarët tanë në Luginën e Preshevës, dhe se jemi të gatshëm të marrim Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nëse Serbia i abuzon dhe mendon se është më mirë me qenë me Kosovën, kjo po. Dhe, s'ka çka i dhemb askujt në këtë aspekt. Kosova, këtë territor që e ka, hajdeni të shkojmë ta mbrojmë së bashku me partnerët tanë, ta fitojmë ulësen në OKB”, thotë ai.

Kreu i legjislativit kujton kohën kur Kosova pati filluar negociatat me Serbinë në Vjenë, e PDK edhe pse opozitë, thotë se morri pjesë në këtë proces pasi që ky ishte interesi i vendit.

Ky fakt, Veselin e shtynë që të jetë edhe më kritik ndaj LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi që sipas tij, vetëpërjashtimi i këtyre të dyjave nga ky proces i jep mundësi Serbisë që të pastrohet nga gabimet e së kaluarës.

 
Sa i përket vendimit më të përfolur të këtij viti, atij për taksën 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, kryetari i PDK-së thotë se  ky vendim duhet të qëndrojë edhe më tej, derisa Serbia të respektojë shtetin e pavarur të Kosovës.

E për dështimet e këtij viti, mos anëtarësimit në INTERPOL dhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën, Veseli thotë se për të dyja këto, Kosova ka kryer punët e veta.

Për të parën, ai thotë se ishte Serbia me agjendën e saj konsekuente kundër Kosovës, që loboi ashpër kundër Kosovës.

E sa i përket liberalizimit të vizave, ndonëse premtoi disa herë edhe vet se do të ndodhë këtë vit, ai u shpreh se mbetet përgjegjësi e BE-së, pasi që kjo e fundit morri vendim politik.

Është diskutuar shumë që PSD-ja mund t’i bashkohet Qeverisë, e një koalicion me ta nuk e përjashton kreu i PDK-së.

Krejt në fund, Veseli ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës, ku ka bërë një krahasim të këtij viti me periudhën e qeverisjes me LDK-në. /KosovaPress/

Rashiti: Ndryshimi i kufijve si zgjidhje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration