Vdesin 3 persona nga Kovid 19 në Vrajë, Bujanoci regjistron 16 raste pozitive
Në 24 orët e fundit në spitalet Kovid të Qendrës Shëndetësore në Vrajë, tre pacientë vdiqën si pasojë e koronavirusit ndërsa 120 pacientë u shtruan në spital në këtë institucion, transmeton Titulli.com.
Sipas të dhënavë të fundit nga qendra spitalore të gjithë këta 120 janë pozitiv me virusin korona dhe kanë pneumoni prej tyre 69 pacientë janë me oksigjen.
Të dhënave të fundit zyrtare nga Shtabi për Situatat Emergjente në Vrajë, 518 persona nga territori i rrethit të Pçnjës u testuan për kovid-19.
Rezultatet treguan se 163 persona ishin të infektuar me virusin korona dhe përsëri më së shumti në Vrajë, ku u regjistruan 95 raste të reja të infeksionit, shtatë më shumë se në pjesën e fundit të gjendjes.
Nga pjesët tjera të rethit të Pçinjës 26 janë në Surdulicë, 16 në Bujanoc, 15 në Vladicin Han, 6 në Trgovishtë, 4 në Bosilegrad dhe 1 në Preshevë./Titulli.com/