Vdes personi i goditur me veturë në Bujanoc, arrestohet i dyshuari
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc arrestuan I.V. (1975) nga rrethi i këtij qyteti për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer krimin e një vepre të rëndë kundër sigurisë së trafikut publik, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas këtij njoftimi ai dyshohet se ka goditur një 67-vjeçar i cili ishte pas automjetit të tij të ndaluar në rrugë, më 26 janar të këtij viti, në kryqëzimin e rrugëve Karagjorxhe Petrovic dhe Krala Milutin në Bujanovac, ndërsa ishte duke drejtuar një makinë "golf" me targa të Bujanoci, transmeton Titulli.com.
Nga ky aksident në rrugë një i plagosur vdiq gjatë rrugës për në Nish dhe në bazë të informacioneve viktima është nga fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit.
Me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, i dyshuari u mbajt në paraburgim deri në 48 orë dhe ai do të sillet në Prokurori me një kallëzim penal./Titulli.com/