Vdes gazetari Llukman Halili nga komuna e Bujanocit, varrimi në Zvicër
Në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë në Zvicër, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare gazetari Llukman Halili.
Ai pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, ndërsa ishte korrespodenti i parë i RTP-së nga Palestina.
Llukman Halili ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci.
Publicisti Llukamn Halili përpos që punoi në disa redaksi si gazetar ishte edhe bashkautor (me Blerim Shalën) i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 16 qershor 2020 në Zvicër./Titulli.com/