“Vatra” reagon kundër kryetarit Nikolliq
Lokale

“Vatra” reagon kundër kryetarit Nikolliq

28.Dec.2012 17:24
0
vatra-logo 7 Shoqata “Vatra” ka reaguar ndaj deklaratave të Tomisllav Nikolliqin për rrënimin e permendorës në Preshevë “Kërcënimet e fundit nga Daçiqi, Sindikata e Pavarur e Policëve Serb, të rinjve serbë e së fundi edhe e kryetarit të Serbisë Nikolliq, gjithë botën demokratike e irriton dhe i kujton luftënxitësit, përkatësisht pushtetin e atëhershëm gjenocidial serb, të cilët bënë vrasjet, dëbimet dhe masakrat në tërë territorin e ish Jugosllavisë”, thuhet në këtë reagim. Ata u kanë bërë thirrje faktorëve relevantë që të ndikojnë në tejkalimin e kësaj situate të krijuar, siç e kanë quajtur ata, pa nevojë nga pushteti luftënxitës i Beogradit. Sipas kësaj shoqate, jo urrejtje i bën të dyshojmë se me sjelljet që janë duke i bërë tash udhëheqësit serb po kërkojnë të përsërite lufta. “Nga frika që do të përsëritet gjakderdhja në vendet e Ish Jugosllavisë dhe në Kosovë, lindi nevoja e domosdoshme që në trevat e banuara me shqiptarë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të formohet Ushtria mbrojtëse Çlirimtare e cila detyroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe pushtetin serb të ulen në tavolinë për të negociuar paqen në këtë rajon”, thuhet më tej në këtë reagim./Titulli.com/
Ripërtërihen artizanalet e vjetra në Medvegjë
Konçul: IBM do të implementohet pa rrjet të energjisë elektrike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration