Lokale
Ripërtërihen artizanalet e vjetra në Medvegjë
Nga dita e hënë në Medvegjë do të fillojë punën organizata joqeveritare multietnike “Klasteri për revitalizim të artizanaleve tradicionale”.
Qëllimi i organizatës sipas kryetares Vesna Rusiq është përgatitja dhe fuqizimi i grave për tregun e punës në prodhimin e punimeve të dorës “handmade” në një model të ri biznesi, nëpërmes trajnimeve dhe seminareve.
Ndër qëllime të tjera Rusiq përmendi edhe inkuadrimin e femrave në zinxhirin e furnizimit të kompanive me përgjegjësi shoqërore, raporton Titulli.
Hapi i mëtejmë do të jetë prodhimi vendas i leshit në territorin e komunës së Medvegjës që do të nënkuptojë kultivimin e deleve dhe rritjen e fondit të bagëtive në vend.
Përfaqësuesit e organizatës gjatë qëndrimit të sotëm në Medvegjë u takuan me prefektin e komunës Sllobodan Drashkoviq dhe me ndihmëskryetarin e tij Ismet Zeqiri, prej nga edhe u morr përkrahja që projekti të zhvillohet në partneritet me komunën e Medvegjës.
Një projekt i tillë është realizuar më parë në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Dragashit dhe ka qenë një ndër projektet e para në mes të Kosovës dhe Serbisë që ka financuar Qeveria e Zvicrës./Fidan Kosumi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!