Lokale
USLPM ndihmon studentët e Luginës në rregullimin e lejeqëndrimit në Maqedoni (video)
Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni (USLPM) në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Shkup ka marrë iniciativën për sensibilizimin e studentëve nga kjo anë për të rregulluar dokumentet e lejeqëndrimit gjatë studimeve në këtë shtet fqinj.
Ky union i studentëve është dëshmitarë i vështirësive dhe paqartësive që studentët e Luginës së Preshevës po hasin në raport me rregullimin e dokumentit për lejeqëndrim të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë.
Në këtë konferencë u tha se nganjëherë vetë studentët ishin viktima të neglizhencës së tyre, apo procedurave të vonuara në institucionet të nevojshme për kompletimin e dokumenteve të kërkuara.
“Studentët tanë vazhdimisht po kthehen nga pikat kufitare për hyrje në R. e Maqedonisë e sidomos në kohën e fundit duke marrë ndalesa për hyrje ,si masa të rrepta të mos-përfilljes së kërkesave ligjore”.
“Qëndrimi i USLPM-së lidhur me çështjen e mos-rregullimit të dokumenteve është i prerë dhe në pajtueshmëri me ligjin, që do të thotë nuk e justifikon studentin e Luginës së Preshevës të mos e rregullojë atë. Si çdo qytetarë i huajnë R. e Maqedonisë edhe studentët e Luginës duhet t’i përmbahen ligjit. Ajo çfarë Unioni mund të ofrojë janë udhëzime, informacione dhe lehtësime në kompletimin e kësaj procedure”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate studentore, transmeton Titulli.
Përmes elementeve promovuese USLPM dëshiron që studentët nga Lugina të kenë më të qartë procedurën e rregullimit të dokumenteve, fazat që ajo përfshinë dhe lehtësimet që ofrohen në këtë rast sidomos për ata studentë që nuk kanë të rregulluar lejeqëndrimin.
Për realizimin e kësaj kampanje senzibilizuese unioni studentor është mbështetur nga: Shoqata “Vizioni M”, Shtëpia botuese “LOGOS A”, Shtypshkronja “Focus Print”, shoqata “Dituria” si dhe “Libraria e Çarshisë”.
“Përfundimisht, i bëjmë apel studentëve tanë të kenë në konsideratë rëndësinë e rregullimit të lejeqëndrimeve, faktin qe afati për rregullimin e saj zgjatë vetëm 90 ditë, prandaj ata studentë që planifikojnë të studiojnë në institucionet e arsimit të lartë në R. e Maqedonisë duhet të startojnë këtë procedurë që nga muaji i 7-të i vitit”, thuhet në kumtesën e lëshuar pas konferencës për shtyp të nënshkruar nga kryetari Skofiar Kamberi./Titulli.com/
Kumtesa e lëshuar nga konferenca për shtyp KLIKO
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!