Urdhër i pazakontë i kryebashkiakes franceze, u ndalohet banorëve të vdesin në ditë festash
Atraktive

Urdhër i pazakontë i kryebashkiakes franceze, u ndalohet banorëve të vdesin në ditë festash

12.Dec.2019 08:45
0

Banorët e qytezës La Gresle në Francë e kanë të ndaluar që të vdesin në ditë festash. Urdhri është dhënë nga vetë kryebashkiakja e cila e arsyeton me mungesën e mjekëve që mund të certifikojnë vdekjen.

 Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele thotë se arsyeja e këtij urdhri është për shkak se ka mungesë mjekësh të cilët mund të certifikojnë vdekjen e një personi. Personeli shëndetësor i qytezës, është shumë i lodhur pas dy turneve masakrues, dhe në fundjavë kërkojnë pushim.

Së fundmi ka ndodhur që mjeku i cili kuronte një pacient që ndërroi jetë, ishte në pushim në atë moment, dhe për këtë arsye u thërrit një mjek nga një provincë tjetër.

Qyteza nuk ka një urgjencë dhe ambulancat administrohen nga një provincë tjetër. Kjo krijon jo pak shqetësim për 900 banorët e qytezës. Dhe këtu vjen dhe ideja e kryebashkiakes Izabel, “ndalohet të vdesësh në ditët e pushimit”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration