Uraniumi nga bombardimet e NATO-së, shkaktar i sëmundjeve në Luginë?
Lokale

Uraniumi nga bombardimet e NATO-së, shkaktar i sëmundjeve në Luginë?

13.Nov.2014 21:09
0

Municioni me uranium të varfëruar para 15 viteve është përdorur në pesë lokacionet në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë. I gjithë ky territor është dekontaminuar dhe nga to janë hequr mbetjet me uranium të varfëruar. Sipas raportit të Agjensionit për Mbrojtje të Rrezatimit Jonizues dhe Sigurisë Nukleare të Serbisë, uji, toka dhe bota bimore në këto hapësira është në gjendje të rregullt.

Ekspertët të Institutit për Shkenca nukleare “Vinça” dhe Ushtrisë së Serbisë, kanë kryer dekontaminimin e tokës në Borocë të Bujanocit në vitin 2005. Nga rreth 5.000 katror janë larguar 400 kg dhe, si dhe 59 raketa.

Janë kontrolluar uji, toka dhe bimët në këto hapësira. Instituti “Dragomir Karajoviq” dhe “Vinça” kanë paraqitur rezultate të Agjensionit për Mbrotje nga Rrezatimi Jonizues, kurse uji i marrë nga puset dhe burimet publike, si dhe toka në thellësi 10-15 centimetra, kanë treguar se mostrat janë të rregullta, duke ardh në përfundim se rreziku nga prodhimet e radionuklidit artificial janë të papërfillshme, njofton Televizioni Publik i Serbisë.

Edhe pse në rrethin e Pçinjës ekziston numër i lartë i të sëmuarve nga sëmundjet malinje, ekspertët nuk vërtetojnë se numri i rritur të sëmuarve është i lidhur me municionin me uranium të varfëruar.

“Mendoj se nuk duhet të ketë frikë për shkak të ekzistimit të shumë faktorëve rrezikues, të cilët ndikojnë në paraqitjen e banorëve të sëmurë dhe rritjes së shkallës së mortalitetit dhe morbiditetit nga sëmundjet malinje, siç janë pirja e duhanit dhe stresi”, tha Ezhira Antiq, drejtoreshë e Entit për Shëndet Publik në Vranjë, transmeton Titulli.

Enti për Shëndet Publik kontrollon ujin nga Pllçkovica, i cili deri më sot ka qenë i sigurt për t’u pirë. Po testohet edhe uji nga 32 burime, rezervuare dhe puse në amvisëritë nga Pllaçkovica deri në Sveti Ili.

Uraniumi i varfëruar në lokacionet e Luginës së Preshevës, dyshohej të ketë mbetur nga bombardimet e NATO-së në Serbi gjatë vitit 1999. /Titulli.com/

Komandanti i Luginës që vizitën e Ramës e priti me lot në sy (video)
Drejtuesit e Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica" anshkalojnë nismëtarët e festivalit të komedisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration