Universiteti i Tetovës dega në Kumanovë i prezanton programet maturantëve nga Lugina e Preshevës (foto)
Drejtuesit e Fakultetit Administrimi Biznesi të Universitetit të Tetovës dega në Kumanovë, Llokman Hebibi, prodekan me bashkëpunëtorë më 10 maj 2022 kanë prezantuar maturantëve nga Lugina e Preshevës programet e studimeve dhe janë njoftuar me ofertën promovuese të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2022/2023/.
"Njësitë akademike të UT-së, përkatësisht programet studimore që janë në përputhje me nevojat dinamike të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera në rajon, e kanë tërhequr vëmendjen e maturantëve preshevarë për të studiuar në Universitetin e parë në gjuhën shqipe në RMV – Universitetin e Tetovës", thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar nga Universiteti i Tetovës.