Universiteti dhe emrat e rrugëve sjellin "Hagën" në Bujanoc
Lokale

Universiteti dhe emrat e rrugëve sjellin "Hagën" në Bujanoc

10.Apr.2013 16:45
0
Këshilltari nga Haga William Romans, pranë zyrës së Komisarit të Lartë për Pakica Kombëtare të OSBE-së, ka qëndruar sot në Komunën e Bujanocit. Në këtë takim u bisedua për situatën politike dhe të sigurisë të Luginës së Preshevës, ndërsa theks i veçantë iu kushtua hapjes së universitetit në këtë komunë, raporton Titulli. Siç është mësuar jo zyrtarisht, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi,  këshilltari William Romans i ka dhënë mbështetje të plotë nikoqirit për realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të universitetit në Bujanoc.arifi-william romans1 Gjatë takimit Arifi potencoi se objekti i universitetit i cili do të filloj të ndërtohet do t’i hapë dyert për studentët që nga viti i ardhshëm akademik. Në Luginë është duke funksionuar Fakulteti Ekonomik i Suboticës, dega në Bujanoc. Me ndërtimin e objektit të ri në kuadër të Universitetit që do të hapet, do të ketë edhe drejtime tjera të nevojshme për studentët e Luginës. Ndërkaq, burime e Titullit konfirmuan se në këtë takim është biseduar edhe për ndryshimin e emrave të rrugëve të Komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Kapen 13 kg marijuanë në Tabanoc
Musliu-Ahmeti: Ndryshimi i kufijve, domino efekt në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration