Lokale
U varros Endrit Shahini i aksidentuari nga Lluçani (video)
Mbrëmë ma Jaci është varrosur Endrit Shahini, i aksidentuari i para një jave në afërsi të fshatit Turi, në magjistralen Bujanoc – Gjilan.
Endriti mori plagë të rënda nga aksidenti i së martës (18 shtator) dhe ishte dërguar për trajtim të menjëhershëm në Nish në qendrën e neuropsikiatrisë.
Endriti nuk arriti ti përballojë plagëve dhe pasi që ndërroi jetë, dje u bë edhe varrimi i tij në vendlindje, në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.
Ai ishte nxënës i klasës së pestë pranë shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan. Nderimet e fundit ia dhanë familja, shokët (nxënësit), arsimtarët dhe shumë banorë të këtij vendbanimi.
I ndjeri Endrit Shahini në momentin e aksidentit ishte në makinën opel Corsa, e cila për arsye të panjohura doli nga rruga.
Të shtrirë në spital janë edhe një grua M.SH. ( 38 vjeçare-drejtuese e automjetit) dhe fëmiu S.A. të cilët kanë lëndime më të lehta dhe nuk janë në rrezik për jetë./Titulli.com/
http://youtu.be/zuwKuRMFIYE
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!