Lokale
Solidariteti me planë strategjikë
Qendra e Solidariteti dhe Avancimit me seli në Zvicër ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e degëve të saj në Preshevë, Kumanovë, Belgjikë, dhe Gjermani.
Ky takim i dytë vjetor u zhvillua në Solothurn të Zvicrës. Temë e bisedimeve ishte bashkëpunimin e brendshëm si dhe hartimi i planeve dhe strategjive të veprimit në sferën e solidaritetit, humanizmit, avancimit e socializmit me grupe të caktuara shoqërore.
U bisedua edhe për zgjerimin e kësaj organizate të suksesshme edhe në trojet tjera shqiptare, duke i dhënë prioritet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe grumbullimin e mjeteve financiare nga mërgimtarët që jetojnë edhe jashtë Zvicrës, Belgjikës e Gjermanisë.
Konkluzionet e prura në këtë takim ishin që sa më shpejt të reagohet pasi që situata në trojet shqiptare është përkeqësuar kohëve të fundit.
“Po qe se ideali i lirisë i bashkonte shqiptarët në mërgim, tentohet që përmes idealit të solidaritetit dhe investimit në atdhe kjo murgat të mbetet e bashkuar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga QSA./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!