Trembëdhjetë këshilla për çdo të brengosur dhe të mërzitur
- Thuaj sa më shumë ESTAGFIRULLAH (( Kërkoj falje tek Allahu ))
- Thuaj sa më shumë ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMED (( O Allah bekoje Muhamedin )).
- Lutja nga ajeti Kuranor LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MINEDHALIMIN (( Nuk ka zot pos teje, i pa të meta je ti, unë isha nga gabimtarët )),
dhe gjithashtu: LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAHIL ALIJJIL ADHIM.
(( Nuk ka mundësi e as force përveç se tek Allahu i lartësuar dhe i madhëruar ))
- Lutjet e vazhdueshme që i formulon me fjalët e tua, dhe që thuhen me ndjenja shpirtërore të nevojës.
Gjithashtu këto dy lutje të caktuara për këtë.
“ O Allah, kërkoj mbrojtje prej Teje nga brenga dhe mërzia. Nga pamundësia dhe neglizhenca.
Nga frika dhe përtacia. Dhe nga ngarkesa e borxhit dhe mposhtja e njerëzve “.
Dhe lutja tjetër:
“ O Zoti im, unë jam robi Yt e i biri i robit tënd dhe i robëreshës sate. Balli im është në dorën tënde. Dispozitat tua mbi mua i pranoj. I drejtë është gjykimi yt mbi mua.
Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar veten tënde, ose që e ke zbritur në librin tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë tënde:
Bëre Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shëndritje për mërzinë time dhe largim të brengave të mia “.
- Përmendje sa më shumë të Zotit me LA ILAHE IL=LALLAH
(( Nuk ka zot tjetër pos Allahut )) dhe të tjera, dhe lexim sa më shpesh nga Kurani, e sidomos ELHAMDULILAHIN.
- Të bësh pak sabër për një kohë. Thuhet se njeriu nuk mund të dalë plotësisht nga problemi, po qe se nuk e jeton atë plotësisht.
- Bërja e veprave bamirëse, e në veçanti sadakatë për nevojtarët, në emër të daljes nga brenga dhe mërzia.
- Vetëbesimi, se kjo gjendje do të kalon. Kështu ka premtuar Zoti në Kuran duke thënë: “ Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi “.
- Lexo për njerëzit e mëdhenj gjatë gistorisë dhe merr mësim prej tyre, se si ata patën probleme dhe si i tejkaluan ato.
- Mbështete çështjen plotësisht te Zoti,, sepse ose të jep zgjidhje, ose të shpërblen për të, me diçka në këtë botë dhe shpërblim të madh të garantuar në botën tjetër.
- Mos rri pasiv dhe në vetmi, por gjithnjë i angazhuar dhe me njerëz.
- Falja e namazit të nevojës, pas mesante.
Ky namaz falet sikur namazi i sabahut me dy rekate, por vetëm e bën nijetin : “ Vendosa me e falë namazin e nevojës për Allahun, që të më liron nga kjo gjendje ( emërtoje ) dhe të më drejton apo udhëzon . / kështu afërsisht/.
Në këtë namaz mundesh me bërë lutje duke qenë ne sexhde edhe në gjuhën shqipe, pasi të thuash tri herë SUBHANE RABBIJEL EALA.
Gjithashtu lutje me vendosmëri edhe pas namazit.
Ky namaz falet në çdo kohë, por më së miri është të falet pas mesanate, e sidomos nja 30 minuta para se ma hy koha e sabahut.
Këtë namaz vazhdon me e falë deri kur të zgjidhet problemi.
- Me gjithë këto veprime,, angazhohu maksimalisht për dalje nga brenga dhe mërzia,, duke u konsultuar edhe me njerëz të përvojave dhe profesioneve të caktuara.
Përgatiti: Mr. Ragmi Destani