Transparencë: Komuna e Bujanocit organizon diskutim publik për planifikimin e buxhetit 2022 (foto)
Komuna e Bujanocit përmes nje njoftimi të publikuar në Facebook ka sqaruar se ka mbajtur diskutim publik për buxhetin e vitit 2022 me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe kryetarët e bashkësive lokale.
"Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të buxhetit për vitin 2022 pjesëmarrësit diskutuan për prioritetet në institucionet e tyre dhe mundësinë e realizimit të tyre", thuhet në tesktin e publikuar në faqen e komunës së Bujanocit.