Titulli shpërndan material informues rreth Këshillit Kombëtar Shqiptar (foto)
Lokale

Titulli shpërndan material informues rreth Këshillit Kombëtar Shqiptar (foto)

19.Oct.2014 16:57
0

Projekti “Bëhu pjesë e së Ardhmes”, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionin shqiptar rreth zgjedhjeve të 26 tetorit 2014 për Këshillin Kombëtar Shqiptar, vazhdon të realizohet në Luginë të Preshevës.

Pas realizimit të tribunave, debateve, shkrimeve me faktorë të ndryshëm shqiptarë nga politika dhe shoqëria civile në Luginë, ka filluar shpërndarja edhe e materialit informues për qytetarët, me sqarime rreth rolit dhe rëndësisë së funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. 

Ky projekt i cili realizohet nga portali informativ Titulli, në mbështetje të ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, ka si qëllim kryesor informimin e qytetarëve të komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë për realizimin e të drejtave shqiptare në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të gjuhës e shkrimit të saj dhe përdorimit të simboleve kombëtare. 

Gjatë së shtunës dhe dielës (18-19 tetor) implementimi i këtij projekti ka vazhduar me shpërndarjen e materialit informues, duke i ndarë qytetarëve broshura dhe vendosur ato në vetura. 

Portali Informativ Titulli vlerëson se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar më 26 tetor do të ndikojë pozitivisht në përpjekjet e politikës për integrime dhe realizimit të të drejtave përmes institucioneve relevante, njëherit duke i lënë të lirë qytetarët dhe pa presione në përcaktimin e tyre se cilën listë duhet të votojnë./Titulli.com/

 

Adrian Limani nga Presheva merë Medaljen e Artë për fotografi në Austri (foto&video)
Për një Këshill Nacional-Shumëdimensional!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration