Titulli nga Bujanoci pjesëmarrës në programin për lidership në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (foto)
Portali Informativ Titulli.com nga Bujanoci ishte pjesë e programit ndërkombëtar vizitor për lidership me temën “Promovimi i dallimeve të konsumatorëve të Medias”, organizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Skender Saqipi, kryeredaktor së bashku me grupën prej 18 personave nga Evropa morën pjesë në këtë aktivitet të zhvilluar në Washington DC, Des Moines-Iowa, Iowa City dhe qytetin më të vjetër të SHBA-së, Boston.
“Qëllimi i këtij programi ishte njohja me të drejtat dhe përgjegjësitë e shtypit të lirë në një demokraci për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë si dhe për t’u mësuar me metodat e hulumtimit dhe verifikimit të burimeve të besueshme dhe kundërshtuar dezinformimin”, ka vlerësuar Saqipi.
Aktivitetet filluan në Washington DC me vizitën dhe prezantimet në departamentin e shtetit, zyrën e politikave për Evropë dhe Azi duke vazhduar në organizata dhe institucione që merren me median dhe teknologji për të shpërndarë informacionin tek publiku i synuar.
Pjesë e këtij programi ishte edhe pjesëmarrja në një fushatë parazgjedhore për kongres në Des Moines ku morri pjesë edhe zëvendës kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael R. Pence.
Grupi pjesëmarrës evropian në këtë program qëndroi për vizitë edhe në zyrën e kompanisë “Google” në Washington DC dhe nga personeli u njoftuan për rolin e kësaj kompanie për promovimin e fjalës së lirë dhe luftimin e dezinformimit.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Boston, grupi i pjesëmarrësve vizitoi edhe kampusin e Universitetit Harvard në Cambridge duke qenë pjesë në “Fondacionin Neiman për Gazetari” në një ligjëratë për ardhmërin e gazetarisë në fushën digjitale.
Vizitën dhe pjesëmarrjen e kryeredaktorit të Portalit Informativ Titulli.com, Skender Saqipi e ka mbështetur financiarisht ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd./Titulli.com/