Thirrje për familjarët - Nikoqirët e nxënësve të shkollave të mesme nga Amerika
Lokale

Thirrje për familjarët - Nikoqirët e nxënësve të shkollave të mesme nga Amerika

18.Jun.2012 15:19
0
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Beograd, në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-ve në Serbi dhe organizatën ndërkombëtare Meridiane Centar nga Washingtoni, organizon "Programin për të rinjtë nga Evropa Qendrore", ku dhjetë nxënës/-se të shkollave të mesme nga Serbia Perëndimore dhe Jugore t’i kalojnë tri javë të pushimit veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pjesën e dytë të programit, grupi prej 12 nxënësve të shkollave të mesme nga SHBA-të dhe tre pjesëmarrës të rritur do të qëndrojnë në Serbi nga4 deri 19 gusht 2012. Meqë njëri nga qëllimet e programit është që të rinjtë nga Evropa dhe Amerika të njihen sa më mirë me kulturën e kontinentit ku do të vijnë, një pjesë e çdo qëndrimi në Serbi/SHBA do ta kalojnë tek familjet - nikoqire. Një numër i fëmijëve nga SHBA-të do t'i mirëpresin pjesëmarrësit e këtij programi nga komunat Preshevë dhe Bujanoc, por ne si organizatorë të programit, dëshirojmë të gjejmë edhe më shumë familje nga Serbia Jugore të cilët shprehin dëshirën për t’i pritur nxënësit e shkollave të mesme nga Amerika në shtëpitë e tyre nga 7 deri 10 gusht 2012 (3 net). Po e cekim se mysafirët nga Amerika do të jenë të obliguar që brenda ditës të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet që do të organizohen sipas programit, ndërsa tek familjet që do t’i mirëpresin do ta kalojnë natën dhe orët e mbrëmjes. Në program është e paraparë që nxënësit nga Amerika të qëndrojnë tek familjet të cilat kanë fëmijë të moshës së përafërt me nxënësit që vijnë nga Amerika. Nuk është e domosdoshme që ato familje të kenë fëmijë në shkollën e mesme, por munden edhe ato familje që kanë fëmijë në studime. Nxënësve tek familjet duhet t’iu mundësohet fjetja, dushi, të lajnë rrobat dhe të hanë mëngjesin. Varësisht nga agjenda, nxënësit ndoshta do të mund edhe të darkojnë tek ato familje. Si organizatorë, familjet të cilat do të i pranojnë këta fëmijë, do tu japim një shumë të caktuar të hollash, të cilat do t’i mbulojnë shpenzimet gjatë qëndrimit të mysafirëve në shtëpitë e juaja. I lusim të gjitha familjet e interesuara që të na dërgojnë formularin e plotësuar në shtojcën deri me 1 korrik 2012. Për më shumë detaje mund ta kontaktoni Jasmina Lazoviq në adresën jasmina@yihr.org ose në tel: 011 30 35 145.
Delegacioni nga Lugina takohet me ministrin Ramë Buja
Shqipëtarët dhe heroina në Sërbinë e Jugut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration