Lokale
Delegacioni nga Lugina takohet me ministrin Ramë Buja
Një delegacion nga Lugina i përbërë nga kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Bujanocit Nagip Arifi kanë zhvilluar një takim me ministrin e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Ramë Buja.
Ky delagacion ka diskutuar me ministrin Buja, për arritjen e një marrëveshje rreth përcaktimit të kuatotës së studentëve nga Lugina për regjistrim në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit.
Ministri Buja, ua ka rikujtuar krerëve të Luginës se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim-lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht.
"Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve", është shprehur ministri Buja.
Ministri Buja, po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave.
Gjithashtu delgacioni i Luginës i ka dorëzuar ministrit propozim listën e kuotave për regjistrimin e studentëve në Kosovë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!