Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në OKB.
“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse”, shkruan presidenti Thaçi.
Tutje, presidenti thotë se duhet përdorur vrulli dhe mbështetja e Amerikës për të arritur qëllimet e Kosovës.
“Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA’ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, përfundon Thaçi.