Teuta Fazliu nga Bujanoci, kandidate për deputete në kuvendin e Kosovës
Teuta Fazliu është e lindur me 9 Shkurt 1982, në qytetin e Bujanocit. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Teuta Fazliu nga 2005 punon në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, fillimisht ka qenë përkthyese, më pastaj ka ushtruar detyrën si zyrtare në fushën e protokollit në Kabinetin e Ministrit, dhe si Zyrtare për Mbështetje në Sekretari, në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, gjithashtu ka punuar në Departamentin e Financave në pozitën Zyrtare për Menaxhimin e Pasurisë për tri vite radhazi.
Tani ushtron detyrën si Zyrtare në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut, pranë Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave. Teuta Fazliu ka përfunduar disa shkolla profesionale dhe rreth 30 trajnime brenda dhe jashtë vendit, është trajnere e certifikuar në fushën e të drejtave të njeriut, barazi dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Ka qenë aktiviste politike në Komunën e Bujanocit, po ashtu aktiviste për të drejtat e njeriut, si dhe opinioniste e disa shkrimeve në mediet elektronike rreth kauzës politike në Kosovë dhe Luginë të Preshevës.