Lokale
Tërnoci dhe Muhoci në zgjedhje
Vazhdon procesi i zgjedhjeve nëpër Bashkësitë Lokale të Komunës së Bujanocit, të dielën (28 prill) do të votohet në fshatin Tërnoc dhe Muhoc.
Nesër në fshatin Tërnoc do të përsëritet votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Lokale. Në Muhoc këto zgjedhje do të mbahen për herë të parë.
Qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësinë e shfrytëzimit të votës për të përzgjedhur përfaqësuesit e lagjeve të tyre në organin e fshatit.
Para dy javësh zgjedhjet u mbajtën në Tërnoc, mirëpo ato u anuluan nga anëtarët e komisionit të cilët kishin regjistruar parregullsi.
Vlen theksuar se këto zgjedhje janë të rregullta pas skadimit të mandatit katër vjeçar të anëtarëve të Këshillave të Bashkësive Lokale.
Nëse zgjedhjet e nesërme në këto dy fshatra do të zhvillohen pa eksese, atëherë në Komunën e Bujanocit do të mbesin edhe dy vendbanime të cilat do të duhej të kryenin zgjedhjet, fshati Samolicë dhe Letovicë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!