Tërmetet dhe vërshimet në Shqipëri, Kamberi: Bujanoci ndihmon Shqipërinë 
Lokale

Tërmetet dhe vërshimet në Shqipëri, Kamberi: Bujanoci ndihmon Shqipërinë 

26.Sep.2019 14:02
0

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka ftuar qytetarët dhe institucionet në Luginë të Preshevës të solidarizohen me Shqipërinë. Me qëllim të i ndihmohet familjeve të cilat kanë pësuar dëme materiale nga tërmeti dhe së fundi edhe vërshimet.  

Kamberi ndër të tjera tha se me moton “Shqipëria na Bashkon” edhe në mbledhjen e sotëm të këshillin komunal janë ndarë mjete. “Bujanoci ndihmon Shqipërinë. Derisa ditë më parë, Republikën e Shqipërisë respektivisht rajonin e Tiranës e Durrësit e kaploj një valë tërmetesh, të cilat fatmirësisht kaluan pa viktima por me shumë dëme materiale, Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj. Besa Shahini ftoi të gjithë ata që kanë mundësi për solidarizim me qytetarët e prekur nga tërmetet. Këshillit komunal në mbledhjen e sotme vendosi që me një shumë simbolike të marrë pjesë në këtë aksion solidar. Nën moton "Shqipëria na Bashkon", Kryetari i Kamberi fton të gjithë qytetarët dhe institucionet tjera te Luginës së Preshevës në solidarizim me Shqipërinë” – shkruan Kamberi. 

Po ashtu mos të harrojmë se sot në mbledhjen e Këshillit komunal është ndarë një shumë simbolike prej 120 mijë dinarëve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Durrës dhe Tiranë të Shqipërisë.  

PD: Pushteti lokal në Bujanoc po diskriminon në baza nacionale mjekët shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration