“Tërmet” në radhët e opozitës në Bujanoc
Lokale

“Tërmet” në radhët e opozitës në Bujanoc

09.Feb.2013 19:13
0
Lëvizjet e fundit të anëtarëve të partive politike si dhe “lojrat” me vendet e punëve nëpër shkollat ku opozita ka drejtorët dhe këshillat drejtuese, ka shkaktuar çarje në radhët e këshilltarëve të opozitës. Pakënaqësitë në mesin e këshilltarëve të bllokut opozitar në Bujanoc që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) ka shkuar deri aty sa kërcënojnë me ndryshim të karriges së opozitës me atë të pozitës. “PVD nuk mund të më llogarisë mua si këshilltarë të 18-të të opozitës”, ka thënë burimi i Titullit. Ai ka reaguar në këtë mënyrë pasi që politika e deritanishme përçarëse ka shkuar deri në atë nivel sa që drejtuesit e PVD-së në Bujanoc japin urdhra për shkarkim dhe punësim, në shkollat që drejtohen nga të përzgjedhurit e këtij subjekti. Këshilltari në fjalë ka thënë se nëse vazhdohet me këtë mënyrë të punës, ai qysh në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal do t’i drejtohet kolegëve duke arsyetuar se pse nuk do të përkrah iniciativat e PVD-së, dhe se ky subjekt nuk mund të thirret në grupin e 18 këshilltarëve të opozitës. Gjatë ditës së djeshme në Partinë Demokratike të kryetari Nagip Arifi aderuan edhe dy anëtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe ish anëtari i Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com/
Arsiq: Ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në koalicion
Përshëndetet me PVD-në, kalon në PD (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration