Lokale
Përshëndetet me PVD-në, kalon në PD (video)
Në mbledhjen e mbajtur të premten në Tërnoc, Partia Demokratike (PD) ka shpërndarë librezat edhe për dy anëtarë të rinj.
Në mbledhjen e nëndegës së PD-së në fshatin Tërnoc e udhëhequr nga kryetari i saj Bajram Hasani, në të cilën u diskutua për situatën e sigurisë dhe politike pas ngjarjeve të fundit në Luginë, u shfrytëzua edhe për pranimin e dy qytetarëve në radhët e këtij subjekti politik shqiptarë që vepron në Komunën e Bujanocit.
Ishte kryetar i komunës dhe i PD-së, Nagip Arif, i cili ndau librezat anëtarëve të rinj, Nasim Rexhepit, tani më ish anëtar i nëndegës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Tërnoc si dhe Merdina Fejzullahut.
Kryetari i Forumit Rinor të këtij subjekti politik, Arbër Pajaziti, në prononcimin për media tha se në mbledhjen që filloi në orën 20h u diskutua rreth situatës së krijuar në Luginë pas heqjes së Lapidarit në Preshevë si dhe protestave të mbajtura, duke nënvizuar se faktori ndërkombëtar ka ndihmuar në qetësimin e situatës së krijuar.
Pajaziti foli edhe për interesimin e qytetarëve për t’u anëtarësuar në këtë parti shqiptare, me ç’rast theksoi se në mbledhjen e nëndegës në radhët e saj aderuan edhe dy anëtarë të rinj.
Partia Demokratike është subjekti më i ri politik në Komunën e Bujanocit. Për herë të parë, në skenën shumëpartiake të kësaj komune, kjo parti njëvjeçare ka arritur t’i fitojë zgjedhjet lokale të cilat janë mbajtur më 6 maj të vitit 2012./Titulli.com/
http://youtu.be/TEdZmCVktBg
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!