
Tekstet e dërguara për nxënësit e Luginës, Nagavci e Bislimi marrin mirënjohje nga shkolla e Tërnocit (foto&video)
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Ata kanë vizituar Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, përcjell Klankosova.tv.
Në këtë shkollë, ata janë pritur me lule e duartrokitje.
Ndër të tjera, Nagavcit e Bislimit u janë ndarë edhe mirënjohje për tekstet e dërguara për nxënësit e Luginës.
Më poshtë mund të shihni pamjet e Klan Kosovës nga vizita e tyre në këtë shkollë: