Arifi dhe Musliu mirëpresin delegacionin e Kosovës (foto)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë vizitës në Luginën e Preshevës kanë takuar edhe kryetarin dhe zëvendëskryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot pata kënaqësin të mirëpresë zv. Kryeminstirin e Republikes së Kosovës Z. Bislimin dhe Ministren e Arsimit Znj. Nagavci, ku i njoftova me situatën politike, ekonomike dhe në përgjithësi me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit në veçanti e në Luginë të Preshevês në pergjithësi.
Po ashtu nga kryenogociatori i Republikës së Kosovës Z. Bislimi, kërkova që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut me palën Serbe.