Të rinjtë pa shpresë në komunën e Bujanocit për vitin 2018, politika të zhvillojë ekonominë
Lokale

Të rinjtë pa shpresë në komunën e Bujanocit për vitin 2018, politika të zhvillojë ekonominë

31.Dec.2018 11:53
0

Në mungesë të perspektivës në komunën e Bujanocit të rinjtë thonë se po largohen nga vendi i tyre dhe se fajtorë për këtë gjendje janë qeverisja aktuale dhe të kaluarat që nuk po mundem me krijua vende të lira të punës në këtë vend.

Disa të rinj kanë folur për Titulli.com lidhur me vitin e që po e lëmë mbrapa duke vlerësuar se faktori politik dhe institucional ka dështuar në avancimin e pozitës shqiptare në komunën e Bujanocit dhe në përmirësimin e pozitës së zhvillimit ekonomik.

Më poshtë lexoni mendimet e disa të rinjve:

Dushi një i ri  nga qyteti i Bujanocit i cili ka përfunduar shkollimin e mesëm, thotë se do ta kishte bërë të njëjtë gjë sikurse familjaret e tij e shokët. Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale thotë ai, të detyrojnë të ikësh nga vendi fatkeqësisht .

“Mbyllja e fabrikave, mos hapja e vendeve të reja të punës, situata jostabile politike, janë disa prej faktorëve kryesorë që qytetarët po lëshojnë komunat Bujanoc, Preshevë e Të rinjtë nuk kanë shpresë se një ditë do të punësohen diku, përveç në administratat komunale. Ata me të madhe po largohen nga vendlindjet duke mësyrë vendet e Bashkimit Evropian tha një studente nga fshati Tërnoc.

Shina Rrahmani: Gjatë vitit 2018 nuk jemi të kënaqur edhe aq sa zhvillim ekonomi nuk po ka. Vetëm projekte asfaltimi punësime të reja nuk ka as vende pune. Rinia largohet për një jetë sa më të mirë edhe më të sigurt zhvillimi ekonomik është në pyetje këtu tek ne edhe me deshtë me punue ski as vende të lira s’po vlen mo kur barazohesh me dikend vetëm me shkolle te mesme. Politika lokale duhet ma shumë me shikue për zhvillim ekonomik që mos të largohen rinia, një pagë minimale me na sigurua ski nevojë as në Gjermani as tjetër shtet me shkue edhe kontribuon për vendin edhe je afër familjes,por fatkeqësisht numër i madh janë largue edhe kanë mu largu se ndryshim nuk ka kushdo që vjen në pushtet.

Vigan Dalipi:  Aspak, nuk jam i kënaqur me politikën lokale të komunës së Bujanocit, jo vetëm gjatë vitit 2018, por edhe në vitet e kaluara sidomos, ku partia aktuale në pushtet mori udhëheqjen lokale, ku bëri çmos dhe me çdo çmim për të dominuar bëri koalicion edhe me partitë lokale serbe vetëm e vetëm që të kundërshtojnë bashkëpunimin me partinë rivale shqiptare. Rinia po largohet me të madhe ku kjo dukuri ndjehet dhe shihet çdo dit sipas mendimit tim rinia po largohet më së shumti për shkak të pa mundësisë.  Për të përmirësuar gjendjen politike dhe ekonomike në këtë vend, sipas mendimit tim personal, dua të besoj ne unifikimin e veprimeve dhe ideve të gjitha partive shqiptare e jo në kundërshtim dhe mohim të çdo bashkëpunimi në mes veti.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration