Të rinjtë e PVD-së: 30 zotimet apo gënjeshtrat e Shqiprim Arifit
Gjatë dy ditëve aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilluan aktivitet së bashku me qytetarët e komunës së Preshevës rikujtuan të ashtuquajturën "Kontratë të APN -së dhe Shqiprim Arifit me qytetarët", të cilën e quajtën "KONTRATA E ALTERNATIVËS PËR DËSHTIM ME QYTETARËT".
Forumi Rinor i PVD-së 30 zotimet e Shqiprim Arifit dhe të APN, i emërtoi si 30 GËNJESHTRAT.
"Përmes kësaj të ashtuquajture kontratë me qytetarët, APN dhe Shqiprim Arifi erdhën në pushtet duke rradhitur në të disa premtime, e që Forumi Rinor i PVD i quajti mashtrime për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, sjellje të shumë investitorëve të huaj dhe hapje të fabrikave, furnizim me ujë 24 orë, rikthimin e Gjykatës, hapjen e kufirit e shumë premtime tjera me të cilat ky subjekt e në veçanti Shqiprim Arifi luajti me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës", thuhet në deklaratën e PVD-së.
Në shtandin e vendosur te tregu i gjelbër, pikërisht nga vendi ku Shqiprim Arifi bëri mashtrimet e tij, Forumi Rinor i PVD-së u shpërndau pamfletin ku shihet se në 30 zotimet e paraqitura nga Shqiprim Arifi nuk kishte asgjë tjetër pos mashtrim të qëllimshëm, dështim e shkatërrim në të gjitha zotimet e tij, vlerësuan të rinjtë e PVD-së./Titulli.com/