Lokale
Të përçarë shkojnë te Thaçi
Delegacioni i liderëve shqiptarë të Luginës i cili sot po zhvillon takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, nuk ka arrit të pajtohen mes vete para se të mbërrijnë në zyrën e kryeministrit të Kosovës.
Ndasitë mes politikanëve shqiptar të Luginës u pan edhe sot në ditën kur këta liderë do të konsultohen me kryeministrin e Kosovës për çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Për interesa personale e inate, liderët e Luginës nuk u bashkuan në takimin përgatitor që u mbajt në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, raporton Titulli.
Kryetarët e dy komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, kryetarët e Kuvendeve Jonuz Musliu e Ramiz Latifi, si dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani, u mblodhën në takim, mirëpo kësaj ftese për konsultime nuk iu përgjigj edhe pjesa tjetër e elitës politike shqiptare të Luginës.
Deputeti Riza Halimi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar Rahmi Zylfiu si dhe nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, vazhduan rrugën drejt Prishtinë duke mos marrë pjesë në konsultime.
Shtrohet pyetja se për çfarë interesa po luftojnë këta liderë të ndarë në dy klane, ato personale apo për një të ardhme më të mirë për shqiptarët e getoizuar të Luginës?
Një mënyrë e tillë e bashkëpunimit të politikanëve të Luginës, edhe kur është në pyetja çështja shqiptare në Luginë, nuk lë një shije të mirë, aq më pak kur kështu të përçarë këta liderë do të takojnë edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!