Te Molla e Kuqe! (Foto)
Lokale

Te Molla e Kuqe! (Foto)

19.Feb.2015 10:29
0

Pak kilometra në veri të Nishit, lumit Nishava dhe kalasë të Nassusit dardan, mes Xhades së Vjetër të Mithat Pahait valisë së dikurshëm të Nishit, rruga kthenë në të djathtë, e cila rrugë fushën dhe lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dysh, aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve autokton Katund. Edhe banorët e sotëm serbë akoma e quajn Katund kod Crvene Jabuke (Katundi te Molla e Kuqe).

Ndërsa, atje larg në një kodrinë ku ka qenë katundi i vjetër ishte gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autokton të cilët u shpërgulën dhunshëm gjatë dhjetorit dhe janarit të vitit 1877-1878. Nga ushtria vrastare dhe piromane e knjazit të katërt serb Millan Obrenoviqit, atëbotë kur ishte bërë ky dëbim i dhunshëm i shqiptarëve autokton si nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vrajës etj. ishte një dimër shumë i ashpër.

Si u vendos gjymrikana te Molla e Kuqe në Katund? Serbët qyshë nga betejat e tyre më 1804-1812-1878, do të orvateshin për një shtet autonom nën sovranitetin dhe intergritetin e Perandorisë Osmane. Me të tilla orvatjesh dhe kryengritjesh të përkrahur edhe nga Rusia Cariste, serbët aso kohe e kishin fituar një gjysem autonomie dhe vepronin në dy drejtime në planin politikë dhe në atë diplomatikë.

Duke e pranuar vasalitetin dhe dëgjushmërinë ndaj Portës së Lartë, menjëherë serbët i kishin aktivizuar komitët, hajdutët dhe të gjitha bandat tjera kriminale të cilat vrisnin e masakronin shqiptarë autokton në viset e tyre stërgjyshore deri në thellësi të Serbisë të sotme, duke i trajtuar ata si turq meqë e kishin pranuar fenë e turkut.

Pikërisht se ata kryenin krime ndaj shqiptarëve autokton në Sanxhakun e Nishit dhe në gjashtë nahijet e Pashallëkut të Beogradit! Shqiptarët nga viset e Kosovës dhe më gjërë nën flamurin e Maliq Pashë Gjinollit më 1812, shkuan bajraqe-bajraqe për të luftuar kundër zgjërimit të Serbisë në dëm të tokave shqiptare të Nishit, Toplicës, Kosanicës, Dobriqit, Kurshumlisë, Prokuples, Pirotit, Zajçarit, Kazasë së Vrajës etj. [i]“Vetëm se gjatë periudhës 1815-1878, nga viset e Moravës dhe Nishavës, u detyruan të largoheshin nga tokat e tyre stërgjyshore mbi 150.000 mijë shqiptarë autokton nga soldateska serbe» 

Disa vite më vonë historiografia serbe kura-kurës, nuk ka arrijtur ta fshehë urdhëresën e Millosh Obrenoviqit, për ushtarakët dhe paramilitarët serbë që thoshte: «Sa ma pak që të ketë shqiptarë dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe, do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që shpërngulni ju aq më i madh do tëjetë suksuse për atdheun tonë»

Me marrjen e Nishit nga ushtria serbe me 29 dhjetor 1877, Korrpusi i Danubit me në krye Stefan Biniçkin do t’ia japin në të njëjtën ditë flakën gjymrikanës te Molla e Kuqe.

«Kurr arrijtën ushtarët tan te gjymrikana në Katund atë e gjetëm të braktisur . Vetëm se në njërën nga dhomat e saj gjendej aparati i telegrafik i Morzeut, harta topografike e varur në mur dhe një macë dhe azgjë tjetër nuk kishte aty, me urdhërin e Komandant Stefan Biniçkit i jepet flaka gjymrikanes»

Banorët serbë të Katundit na thanë se në manastirin Lipovica, gjenden disa pllaka me mbishkrim arab që janë marr nga karaulla e Turqisë. Me gjithë incistimin e ekipit tonë prifti i këtij manastiri nuk deshi të na i mundësoj inçizimin e këtyre të dhënave si shumë të vlefshme arkivale për doganën e Mollës së Kuqe.

 

Si mbeti shprehja te: «Molla e Kuqe»?

Gjer më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptar nga lëmia e historiografisë, gjeografisë, gjuhësisë, filologjisë, antropologjisë, arkeologjisë, udhëpërshkruesve etj. ta kenë dhënë termin adekuat për «Mollën e Kuqe”» – Si zokonisht në popull kanë mbetur dhe mbijetuar mbresat tragjike të ndodhive të vërteta për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ia gjak i pakursyer i derdhur është ngopur toka dhe se në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe pastaj të rriten e zhvillohen pemë e që do të lulëzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe të gjakut.

Atje në vendbanimet tona stëgjyshore në Toplicë, muhaxhirët tan për të mbetur dhe mbijetuar në pasuritë e tyre të patjetësueshme e kishin derdhur gjakun e tyre si përrua. Dhe se me tërheqjen e kufirit nga Pashallëku i Beogradit në Katund vendbanim ky mes Nishit dhe Aliksicit ishte ngritur gjymrikana e Perandorisë Osmane.

Në atarin e oborrit të karakollit të Turqisë ishte një mollë e cila në pranverë lulonte dhe bënte fruta të kuqe. Shumë njerëz pasardhës të muhaxhirëve tanë të dëbuar dhunshëm nga Nishi dhe Toplica shpesh shkonin për t’i vizituar vendet e të parëve të tyre, bindeshin dhe tregonin se atje ishte një mollë shumë e vjetër dhe mollat i kishte all bojë të kuqe.

Populli nga nostalgjia dhe malli i madh për ato regjione a vende të caktuara ku është derdhur gjaku i pakursyer i ka emërtuar ato me shprehjet e veta piklluese si: «toka e kuqe» , «guri i kuq i livadhit»,«kroi me ujë të kuq»,«varrezat e krushqve të përgjakur» etj. Pikërisht kështu ka lindur dhe mbijetuar edhe shprehja e vërtetë dhe reale për mollën e kuqe në popull e cila shprehje ka vazhduar edhe sot duke u mishrur edhe në folklorin ton popullor si:«Hidhet vallja, vallja me shamia – Te Molla e Kuqe, e jona , Shipnia»etj. (Reshat Avdiu-albaniapress.com)

Komandanti i UÇPMB-së qe shtatë vite nuk ka shkuar në shtëpinë e tij
Kontabiliteti Buxhetor, libri i fundit nga Shefket Jakupi dhe Llokman Hebibi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration