Të hënën bëhet inaugurimi i rrugës (foto)
Lokale

Të hënën bëhet inaugurimi i rrugës (foto)

24.Nov.2013 14:00
0
Rruga e re me vlerë rreth 120 milionë dinarë  që lidhë fshatin Breznicë nëpërmjet Tërnocit me qendrën e qytetit të Buajnocit, të hënën në mënyrë solemne do të lëshohet në përdorim. Sipas drejtorit të Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitit rruga do të përurohet të hënën në orën 13h, ndërsa në inaugurim janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët. [caption id="attachment_24928" align="aligncenter" width="640"]Rruga e Breznicës gjatë fillimit të punimeve më 27 korrik, te shkritorja (madeni) Rruga e Breznicës gjatë fillimit të punimeve më 27 korrik, te shkritorja (madeni)[/caption] Rruga e Breznicës filloi ndërtimin në korrik të vitit 2012 me një gjatësi prej rreth 6 kilometrave, nga shkritorja (madeni) e deri në hyrje të fshatit Breznicë, që kushtoi rreth 105 milionë dinarë. Pjesa tjetër po nga madeni (shkritorja) në drejtim të fshatit Tërnoc, me një gjatësi prej 1.5 kilometra, e filluar më 11 nëntor, u përfundua së fundmi ndërsa kushtoi mbi 10 milionë dinarë. [caption id="attachment_25740" align="aligncenter" width="640"]Kryetari Nagip Arifi dhe drejtori Agim Haliti gjatë inspektimit të punimeve në rrugën e Breznicës Kryetari Nagip Arifi dhe drejtori Agim Haliti gjatë inspektimit të punimeve në rrugën e Breznicës[/caption] Për qeverisjen e tanishme të Bujanocit, nën drejtimin e kryetarit Nagip Arifi, ky është projekti më kapital që është realizuar në këtë komunë që nga ardhja në pushtet./Titulli.com/
Tërnoci dyshon në vdekjen natyrale të Reshatit, do të kërkohet obduksion ndërkombëtar (foto)
Përtërihet Partia Demokratike në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration