Të dhënat e fundit jo përfundimtare : Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me 0 mandate në parlamentin e Serbisë
Azhurnimi i listave votuese nga Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) zvogëlon mundësin për ulësen e deputetit nga lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, shkruan Titulli.com.
Sipas të dhënave live nga KRZ lista shqiptare ka 0 mandate me 96.29 % të të dhënave të përpunuara dhe vendi që kishte 1 ulëse ka ndihmuar listën SDA-Sanxhak të kalojë nga 1 në 2 deputet.
Këto të dhëna tregojnë se lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka 9.628 vota apo 0.26%.
Të dhënat paraqesin rezultatin deri në orën 16:45 dhe nuk janë përfundimtare, mundë të ndryshojnë deri në përfundim të numërimit të votave 100%.