Takohen drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, përgatitjet për fillimin e vitit shkollor
Lokale

Takohen drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, përgatitjet për fillimin e vitit shkollor

25.Aug.2020 14:24
0
Gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, zv/kryetari i KKSH Enver Mehmeti dhe kryetarja e Komisionit për Arsim në kuadër të këtij institucioni priten në takim drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.
 
Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishte propozimet për organizimin e punës edukativo-arsimore në shkollat fillore në kohën e pandemisë Covid-19.
 
Të gjithë drejtorët u pajtuan rreth një qasje më fleksibile gjatë kësaj kohe, duke qenë të gatshëm për organizimin e mësimit si brenda ashtu jashtë shkollave gjegjësisht rreth mësimit në distancë.
 
Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar së bashku me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Luginë gjatë periudhës mars-maj(gjendjes së jashtëzakonshme) të këtij viti ka regjistruar 324 njësi mësimore, të cilat janë transmetuar në televizionet lokale (RTV Aldi, RTV Spektri, Radio Televisioni i Preshevës dhe ai i Bujanocit).
 
Gjithashtu drejtorët e shkollave shqipe u njoftuan se janë kryer të gjitha procedurat, dhe janë aprovuar tekstet mësimore nga Shqipëria, të cilat do jenë në duart e nxënësve shqiptarë në Luginë që nga fillimi i këtij viti shkollor.
 
Shërbimi për informim i KKSH
Konkurs për subvensione për vitin 2020 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (dokumentet)
PVD mbështet qeverisje tenike në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration