Takimi i Berlinit fuqizim i ribashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën?
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa lidhur me takimin e sotëm në Berlin të përfaqësuesve të Ballkanit përmes një shkrimi është shprehur se është një ditë e veçantë e edhe në Luginë të Preshevës.
“Duke parë samitin e ditës së sotme të Berlinit shumë të rëndësishëm e historik për shqiptarët e Republikës së Kosovës, të rajonit e me theks të veçantë në Luginë të Preshevës, përfitojmë nga rasti që dy krerëve më të lartë të shtetit z. Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj u urojmë suksese të pafund në këtë ngjarje historike për shqiptarët. Ndërkohë, mos të harrohet në asnjë çast kohorë edhe Lugina e Preshevës”, thuhet në shkrimin e publikuar të PDSH-së.
Sipas Mustafës ky takim duhet të jetë bosht edhe për shqiptarët e këtij rajoni drejt ribashkimit me Kosovën,shkruan Titulli.com.
“Për këtë ngjarje por edhe ato të së ardhmes njëlloj si një vit i plotë i shkuar të mbetet temë boshte edhe statusi i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duke fuqizuar akoma më shumë vullnetin e shqiptarëve të këtyre tre komunave edhe në instanca më të larta ndërkombëtare drejt ribashkimit të tyre me Republikën e Kosovës bazuar në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992< është shprehur Mustafa./Titulli.com/