Tabanoc-Preshevë: Selam për në Zvicër gjysëm kilogrami drogë!
Gjysëm kilogrami drogë marihuanë është kapur në një autobus, një ditë më parë në Tabanovcë të Kumanovës edhe atë në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Preshevë.Policia dhe dogana e Maqedonisë kanë gjetur drogën në autobusin që lëviz nga Kërçova për në Zvicër edhe atë të mbështjellur mirë në një kufer.
Sipas vozitësve të autobusit, këtë kufer ku dogana e gjeti drogën, e ka vendosur një person i panjohur nga Gostivari.
Voziësit kanë deklaruar në polici se kuferi ka qenë një “selam” për një familjar që punon në Zvicër nga një person i Gostivarit. /Titulli.com/