Stankoviq: Problemet e shqiptarëve në jug zgjidhen në institucionet e Serbisë
Vendimi i shqiptarëve në jug të Serbisë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi në listën e përbashkët konfirmon se ata janë qytetarë të Republikës së Serbisë, është shprehur Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ai tha për gazetën “Politika” se ishte i bindur se vendimi ishte një konfirmim i qëndrimit që shqiptarët duhet të zgjidhnin kërkesat dhe problemet e tyre përmes institucioneve të Serbisë, pasi ata u bindën për këtë nga liderët shqiptarë Edi Rama, Ilir Meta dhe Bujar Nishani.
"Parimet e tyre të programimit tregojnë se ata do të mbrojnë adresimin e një game të gjerë të çështjeve, duke treguar që ata janë të vetëdijshëm për faktin se problemet zgjidhen me bisedë, e jo me bojkotim," tha Stankoviq.
Ai kujtoi se shqiptarët kanë çdo të drejtë të organizohen dhe të shoqërohen, shkruan Titulli.com.
Një marrëveshje për daljen e përbashkët të partive shqiptare me një listë të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare u arrit më 16 janar në prani të zyrtarëve të qeverisë së Tiranës./Titulli.com/