Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo-shqiptare në Bujanoc
Lokale

Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo-shqiptare në Bujanoc

18.Apr.2019 15:23
0

Kryetari i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë lidhur me ndalesën e prezantimit të  filmit “Kufiri I Ballkanit” në Bujanoc ka reaguar duke thënë se duhet ndërmarrë masat ndaj atyre që ndaluan këtë shfaqje në Bujanoc.

"Prezantimi I filmi “Kufiri Ballkanik" është anulua sipas informatave nga autoritetet e komunës me vullnetin e drejtorit të shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe për këtë nuk është njoftuar asnjë përgjegjës në komunën e Bujanocit”, ka thënë Stankoviq në deklaratën e tij, shkruan Titulli.com.

Ai është shprehur se drejtori gjendet në pushime jashtë vendit dhe posa të kthehet duhet të ndërmerren masat e caktuara ndaj personit përgjegjës për këtë vendim.

“Qëndrimi im personal është se prezantimi I këtij filmi në asnjë mënyrë nuk mundet të dëmtojë raportet ndër njerëzore mes serbëve dhe shqiptarëve në këtë komunë.

Filmi “Kufiri i Ballkanit është prodhim serb-rus që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë I cili tregon gjithashtu ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999./Titulli.com/

Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo shqiptare në Bujanoc
APN në Bujanoc reagon ndaj Stankoviq, filmi duhet të shfaqet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration